"Eagle Stadium" në Kashar është mbushur plot e përplot, me dhjetëra mijëra fansa vendas dhe mbi 25,000 vizitorë të huaj nga 80 vende të botës.
Skena madhështore e rrethuar nga një glob gjigant dhe një super-produksion ndërkombëtar ka ndezur atmosferën në këtë strukturë të ngritur enkas për turneun botëror të reperit amerikan Kanye West (Ye).
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga koncerti madhështor, ku duket se i gjithë stadiumi është mbushur plot me adhurues të muzikës hip hop e Kanye West.
Ndërkohë para koncertit kryeministri Edi Rama priti në kryeministri këngëtarin amerikan. Pamjet e takimit Rama i ndau në rrjetet sociale me në sfond këngët e artistit me famë botërore. Kreu i qeverisë bashkë me artistin shkrepën edhe një foto me librin “The Albanian Files”.
