Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku në afërsi të fshatit Mirakë janë përplasur dy auotmjete. Aksidenti është regjistruar në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e përplasjes një gua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej mjeteve, për nxjerrjen e saj ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur lirimin e së lënduarës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë se vetëm pak orë më parë një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Peqin, prej ku mbetën të plagosur 5 persona.
