Një mbrëmje me sharmin dhe luksin që meritonte ishte ajo e mbrëmshmja në Pallatin e Brigadave, ndërtesës ikonike që ka mbledhur aty në aktivitete ceremoni me mbretër e mbretëresha, me presidentë e kryeministra, por asnjëherë nuk ishte hapur ndaj të bukurës.
E pra, këtë e realizoi Tina, apo siç ndryshe të gjithë e njohin New Look Tina. Eshtë biznesmenia vizionare që me pasionin e saj për të bukurën, ka sjellë në Shqipëri markat e njohura Davines dhe Comfort Zone dhe dje, për herë të parë, në Pallatin e madh të Brigadave, shihje njerëz të veshur bukur e plot sharm, të kuruar deri në detaje, aty ku rrinte bukur madhështia e godinës, me sinqeritetin dhe dashurinë e njerëzve që e mbushen plot e përplot.
Ishtë mbrëmja vezulluese e “skin regiment” produktit më të ri relaksues të sjellë në Shqipëri nga Comfort Zone, por përveç produktit, që marketimin do ta bëjë vetë në treg edhe nëpërmjet efekteve të veta, duhen thënë disa fjalë për mënyrën sesi Tirana po përfshihet në hartën e bukurisë, nga gjigantët e kozmetikës, siç është Confort Zone apo Davines.
Maltina Braho që gati dy dekada më parë la Italinë për tiu përkushtuar vendlindjes së saj, e filloi thjeshtë. Publicitetin që mori që në krye të herës, nuk e përdori si sinonim të lavdisë: përkundrazi, edhe mbrëmjen e djeshme, përveç flokëve pink që kishte bërë, zor se mund ta gjeje në atë sallë mbushur me qindra njerëz që e donin dhe admirojnë pafund punën e përpjekjet e saj titanike.
Eshtë tjetër gjë të jesh e njohur për aftësinë që ke, dhe tjetër gjë të jesh e njohur për të shitur virtualitet. Por Maltina nuk është kjo. Pas krijimit fillimisht të sallonit të vet nuk ndaloi, hapi të parin butik make up forever në zemër të bllokut, e mandej, kur e pa se puna zgjerohej dhe duhej staf i kualifikuar, ngriti plot pasion shkollën profesionale TESS.
Oreksi vjen duke ngrënë, por edhe dëshira dhe pasioni vijnë bashkë me punën. Ndaj Tina, duke shfrytëzuar lidhjet e saj, kaloi përtej detit, duke sjellë ekskluzivisht në shqipëri produktet më avangardë të botës së kozmetikës dhe kujdesit. Maltina Braho nuk është e dhënë pas parase, ndoshta bash për këtë arsye dje sallën e madhe të Pallatit të Brigadave e kishte kthyer në një sallon gjigand kozmetike, me modele të shtrira nëpër krevatë portativë që provonin të parat produktet e reja. Imazhi i krijuar në atë skenë të madhe ishte ai i njerëzve që nuk kanë asnjë arsye të mos besojnë se “po, Tirana është kryeqytet edhe i të bukurës”.
Ndoshta për këtë arsye edhe të ftuarit nga Italia, Davide Manzoni, CEO i Comfort Zone, një njeri që i ka kushtuar jetën të bukurës në të gjithë dimensionet, një reformator i jashtëzakonshëm, një menaxher iluminant, bashkëpunues dhe me qartësi strategjike na tha: Herës tjetër Tina do të na çojë në Hënë!