Kujtim Cakrani
Detaje të reja kanë dal në pah nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku u dhunua fizikisht avokati Kujtim Cakrani.
Burime për media bëjnë me dije se Cakrani pas goditjeve që mori në fytyrë, ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës në repartin e Kirurgjisë.
Cakrani është goditur me derën e automjetit në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Bëhet me dije se sherri ka nisur për shkak të një dere të lënë hapur në pikën e karburantit.
Deri më tani nuk ka patur reagim zyrtar nga ana e policisë, ndaj dinamika e ngjarjes së plotë mbetet e pazbardhur.
Sondazh
Poll

