Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dhunohet nga disa persona në një pikë karburanti (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dhunohet nga disa persona në
 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku është dhunuar fizikisht avokati Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. 

Burime për mediat bëjnë me dije se Cakrani është dhunuar pas një konflikti të çastit me një person tjetër në një pikë karburanti. 

Cakrani është goditur me derën e automjetit në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Bëhet me dije se sherri ka nisur për shkak të një dere të lënë hapur në pikën e karburantit.

Deri më tani nuk ka patur reagim zyrtar nga ana e policisë, ndaj dinamika e ngjarjes së plotë mbetet e pazbardhur. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese