Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Dorëzohet” mjeku i spitalit privat, jep epikrizën për 14-vjeçarin! Mario Përlleshaj dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
“Dorëzohet” mjeku i spitalit privat, jep epikrizën
Ilustrim: Mario Perlleshaj

Mario Përlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” ka lënë ambientin e spitalit dhe është transferuar në burgun e të miturve në Kavajë.

Transferimi i autorit të dyshuar Mario Përlleshaj në burgun e të miturve në Kavajë, u bë disa orë pasi Komisioni i ngitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti shqetësimin se mjeku i spitalit privat nuk pranonte të dorëzonte epikrizën e 14-vjecarit që mbahet nën masë arrest me burg.

Komisioni i Burgjeve vendosi në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekur Dritan Todhe.

Prej orës 8 të mëngjesit, komisioni ka pritur për epikrizën, por mjeku e ka zvarritur deri ne 4 orë. Kjo nuk është hera e parë që grupi i përbërë nga pesë persona, i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahej i mituri Mario Përlleshaj.

Duke mosdorëzuar epikrizën për gjendjen shendetesore pengohej dhe transferimi i autorit në ambientet e paraburgimit. Nuk dihet nëse kjo ishte një tentativë nga pala e autorit të dyshuar për shmangien e burgosjes së 14-vjeçarit.

Ndërsa pak më herët, djali i hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkajt dhe specialistes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nevila Bejkaj, shtetasi K.B është dorëzuar pranë Policisë së Tiranës.

Burime për Report.tv njoftuan se 14-vjeçari i cili u akuzua nga babai i shokut të Martin Canit, Luis Meçaj, është dorëzuar në polici nga babai i tij ku dhe ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

I mituri shok i autorit të dyshuar, Mario Përlleshajt, ka pohuar se roli i tij ishte të ndante palët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese