Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Demokratët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve, forca të shumta policie zbarkojnë në akset kryesore të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve, forca të
Forcat e policise ne terren

E ndërsa protesta opozitare pritet të fillojë nga momenti në moment, forca të shumta policie janë shpërndarë në të gjitha akset kryesore të vendit ku opozita ka paralajmëruar për bllokim të tyre.

Uniforma blu janë dislokuar kryesisht tek zona e Casa Italia, tek rrethrrotullimi i Levanit dhe ai i Bradasheshit, për të monitoruar zonën dhe për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

Protesta opozitare pritet të fillojë në orën 17.00 dhe pritet që akset kryesore të kryeqytetit të paralizohen totalisht nga lëvizjet. Deputetët e PD janë shpërndarë në akse të ndryshme së bashku me deputetët e rretheve dhe me qytetarët që do të marrin pjesë në këtë tubim masiv.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese