Pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e cila pritet të nisë në orën 17.00.
Bëhet me dije se protesta do të zgjasë rreth tre orë, ndërsa janë angazhuar qindra forca policie. Janë rreth 300 efektivë të forcave të rendit, RENEA, Forcat Shqiponja dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Pritet që opozita të bllokojë disa nga pikat kryesore të lëvizjes në kryeqytet, ku pritet që të shkaktohet kaos trafiku.
6 akse kryesore që do bllokohen janë: Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe Rrethrrotullimi Levan.
Sondazh
Poll