Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bashkëpunëtor i Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie dhe për ish drejtorin e Partizanit

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëpunëtor i Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie dhe
Elton Marini dhe Ilir Beqaj

Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm bashkë me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollan, teksa akuzohen për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga BE.

Për këta tre shtetas SPAK ka dhënë masë sigurie “Arrest me Burg”, ndërsa janë lëshuar edhe dy masa të tjera sigurie, “Arrest Shtëpie”.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për Gazmend Haxhia dhe Elton Marinin, për të cilët GJKKO ka vendosur masë më të lehtë sigurie. Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontroll në shtëpitë e shtetasve Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.

Kujtojmë që Elton Marini, që më parë mbante postin e ish drejtorit sportiv të Partizanit, rezulton në dosjen e Prokurorisë së Posaçme që preu një faturë fiktive në vlerën e 35.200 eurove për llogari të Ilir Beqajt përmes kompanisë së tij “Nine Services INT”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese