Hapësire reklamuese

Aktualitet

Banorët e Rrjollit nuk ndalen! Thërrasin PROTESTË kombëtare: Nesër në orën 10:00, për një vend që nuk shitet, bashkohu dhe ti

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Rrjollit nuk ndalen! Thërrasin PROTESTË kombëtare:
Foto montazh: Banoret e Rrjollit, proteste

Pas 3 muajsh protestë duke kundërshtuar realizimin e resortit turistik në tokat e tyre, banorët e Rrjollit kanë thirrur protestë kombëtare që pritet të zhvillohet ditën e nesërme, më 25 prill, në orën 10:00.

Lajmi është konfirmuar nga postime të shumta të bëra në rrjet përmes të cilave kërkohet bashkimi i qytetarëve nga e mbarë Shqipëria për të kundërshtuar ndërtimin e resortit në zonën e Rrjollit e të ngrihet zëri për padrejtësitë që bëhen me pronat. 

“Rrjolli nuk ndalet! Të shtunën, në orën 10:00, mblidhemi të gjithë. Kjo nuk është thjesht një protestë. Është një vijë ndarëse: ose mbrojmë tokat tona, ose i dorëzojmë për një grusht lekësh. Tokat po jepen për 1 euro për metër. Pa pyetur pronarët.  Pa pyetur askënd. Kjo nuk është zhvillim. Kjo është zhdukje. Le të nisemi nga Rrjolli. Le të bëhet zëri ynë zëri i gjithë Shqipërisë. Për një vend që nuk shitet, për një të ardhme pa beton. Mos prit nesër. Nesër është vonë. Të shtunën, ora 10:00 Rrjolli pret” shkruhet në postimin e bërë në rrjet.

Thirrja për protestën e radhës vjen pas 3 muajsh protesta të dhunshme të banorëve të cilët çdo ditë kanë kundërshtuar realizimin e resortit “Blue Borgo” në tokat që ata shprehen të sigurt se janë në pronësi të tyre.

Përveçse në Rrjoll, në përpjekje për të mbrojtur tokat e tyre, kjo nuk është hera e parë që banorët e zonës së Rrjolit së bashku me qytetarë të tjerë thërrasin protestë.

Para afro një muaj, banorët e Rrjollit “u  ngulën” para ambienteve të SPAK ku thërrisnin për drejtësi.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nëse gjykata nuk ua njeh tokat, banorët do të futen në grevë urie.

Deri më tani Gjykata Administrative nuk ka dalë akoma me një vendim për tokat në Rrjoll. Nga ana tjetër kompania ndërtuese "Gener 2" për të disatën herë ka theksuar se realizimi i projektit "Blue Borgo" është në përputhje të plotë me ligjin. 

Banorët e Rrjollit nuk ndalen! Thërrasin PROTESTË kombëtare:
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese