Hapësire reklamuese

Aktualitet

19.000 euro për master shkencor dhe 9.000 euro për bachelor! SPAK vihet në lëvizje për skandalin e diplomave me Kolegjin "Wisdom"

Shkruar nga Newsbomb
19.000 euro për master shkencor dhe 9.000 euro për bachelor! SPAK
Diplomat false te Wisdom - çifti Lucia Catalanon dhe Savino Cianci

Në rrjetet sociale ai ka postuar foto nga jeta e tij e bukur me udhëtime, plazhe dhe xhiro me varkë. Në qershor një dasmë luksoze me Lucia Catalanon, dje përfundoi në burg. Biznesi mori fund për Savino Cianci i njohur si “Nino” dhe bashkëshorten e tij, Lucia Catalano.

Të dy përfunduan pas hekurave pas një operacioni të gjerë të Guardia di Finanza për diploma false. Gjithashtu, në qeli janë Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M'Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë të dyshuar.

Kolegji Universitar "Wisdom" në Tiranë ka qenë në pronësi 100% shqiptare, por më vonë i ka kaluar shtetasit italian Savino Cianci, i cili ka emëruar si administrator shtetasin Leonardo Catalano.

Redaksia e Newsbomb.al ka raportuar dje skandalin e zbuluar nga autoritetet e drejtësisë në Itali, për lëshimin e certifikatave dhe diplomave false nga Kolegji Universitar "Wisdom". Sot, mediat në vendin fqinj kanë publikuar detaje të tjera, deri tek korruptimi i zyrtarëve shtetëror.

9 të arrestuarit, në bashkëpunim me personat e tjerë, kanë marrë 8.000 euro për çdo certifikatë të dhënë duke garantuar specializime në sektorë të ndryshëm. Megjithatë, në thelb këta titujt janë të rremë.

Newsbomb.al mëson se 19.500 euro është shuma e paguar nga një qytetar italian për të marrë një diplomë master në shkencat e edukimit. Ky grup kriminal që kishte blerë Kolegjin "Wisdom" vetëm për shitjen e diplomave false, merrte 9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, sipas akuzës. Kostoja për një diplomë hotelerie ishte 6 mijë euro.

Kolegji Universitar "WISDOM" është provuar se shpërndante diploma false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë, ose ata që largoheshin nga puna dhe një certifikatë e lëshuar nga një universitet jashtë vendit mund t'ju garantonte të ardhmen në administratën italiane.

Newsbomb.al raporton se ky institucion arsimor vepron prej tre dekadash në Shqipëri dhe vetëm tre vitet e fundit ka kaluar në duart e italianëve. Nëse nga hetimet rezulton e vërtetë se "WISDOM" është blerë në vitin 2021 me qëllimin e vetëm për lëshimin e diplomave false kundrejt parave, ky do të jetë një skandal i madh që përfshin Italinë dhe Shqipërinë.

Siç raportohet jozyratrisht, në lëvizje është vënë edhe Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, e cila kërkon nga homologët në Itali dosjen e plotë për këtë skandal të zbuluar nga Prokuroria e qytetit të Tranit në Itali.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese