Zjarri në Gjirokastër
Afro 12 orë pas përhapjes së flakëve të mëdha mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër, mësohet se situata është marrë nën kontroll mëngjesin e sotëm.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë shuar flakët masive të cilat, mbrëmjen e djeshme, rrezikuan banesat e dy zonave të sipërpërmendura.
Pas një pune intensive, pavarësisht terrenit të vështirë, mësohet se forcat zjarrfikëse ia kanë dalë mbanë duke shuar flakët e duke marrë situatën nën kontroll.
Sondazh
Poll

