Hapësire reklamuese

Politikë

“25 prilli nuk është kapitull i mbyllur”, paralajmëron Kejdi Mehmetaj: Shtatori do të jetë intensiv

Shkruar nga Newsbomb
“25 prilli nuk është kapitull i mbyllur”,

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj në një intervistë është shprehur se në shtator do të rikthehen zhvillimet politike.

Ajo është shprehu se nga LSI do të jetë një “stinë” e ngjeshur politike, teksa tha se për ata beteja e 25 prillit nuk është një çështje e mbyllur.

Ajo zbuloi se LSI do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se nuk është vendosur ende nëse këtë betejë ligjore do ta ndërmarrë së bashku me Partinë Demokratike.

“Shtatori do të jetë intensiv, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të quhen një kapitull i mbyllur. Ka ende shumë pikëpyetje, ende shumë ngjarje që nuk janë zbardhur. Ne si LSI, por mendoj se edhe PD, ndajmë bindjen që procesi i ndjekur nga KQZ dhe KAS nuk ishte i drejtë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të zbardhet e vërteta.

Ajo që ndodhi me çështjen e Teatrit Kombëtar na bën të shikojmë një dritë. Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për 25 prillin me të gjitha argumentet e paraqitur në KQZ dhe KAS, por edhe me argumente të tjera si databaza e të dhënave personale, punësimet në administratë. Grupet e punës janë ende duke punuar. Ne vazhdojmë të komunikojmë me grupin e punës të PD-së. Nuk mund t’ju them ekzaktësisht si do të shkojmë” tha ajo për “vizion plus”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese