Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre gra në krye të rrjetit të prostitucionit në Elbasan, operacioni Escort, 13 të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb

Silvana Nexhipi, Ambra Isaku dhe Xheje Dunga nuk e kishin imagjinuar kurrë se do të ishin në survejimin dhe përgjimin e policisë. 

Por zonjat, kishin kohë që merreshin me një rrjet të zgjeruar prostitucioni dhe droge. Madje, sipas hetimeve të policisë, arrinin të gjenin edhe vajza që i përdornin për “escort”, tua jepnin për shoqëri burrave.

Ndaj dhe policia e Elbasanit, në bashkëpunim me atë të Tiranës, i vuri emrin “escort” operacionit që u finalizua mbrëmjen e djeshme me 13 arrestime. Hetimet ishin nisur nga policia e Tiranës, dhe gjurmët e saj të çonin drejt Elbasanit. Në këtë trafik prostitucioni dhe droge, ishin të përfshirë edhe shtetas turq.

Të arrestuarit sipas policisë janë:

Silvana Nexhipi

Ambra Isaku

Xheje Dunga

Franko Dervishi

Eglantin Kapo

Selcuk Kayashtetas

Mehmet Ozgunoglu

E.Y

E.B

Ervin Tanku

Hasan Kurmeta

Jonid Jaçe

Kevis Abazaj

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara, forcat e rendit sekuestruan 10 telefona celularë, ku mbaheshin të gjitha kontaktet dhe numrat e klientëve; dy kilogramë lëndë që dyshohet të jetë Canabis Sativa si dhe 16 doza heroinë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese