Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në autostradën e Milotit, mëson newsbomb.al. Siç shihet dhe nga këto pamje të siguruara nga vendngjarja, një mjet BMW ngjyrë gri dhe një kamion i tonazhit të rëndë janë shkatërruar nga përplasja.
Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi shërbimet e Policisë Rrugore dhe dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit personat e lënduar. Deri tani, nuk ka raportime për viktima.
Përplasja ka qenë e fortë aq sa mjeti tip BMW është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, por dëme të konsiderueshme në krahun e shoferit ka pësuar edhe kamioni.
Mjetet kanë qenë duke lëvizur në sense të kundërta dhe është e paqartë sesi ka ndodhur përplasja, pasi BMW ka qenë me drejtim dalje nga Miloti, kurse kamioni i tonazhit të rëndë me drejtim hyrje për në Milot.
© Newsbomb.al
