Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

SPAK zbardh VENDIMIN: Fatos Tushe akuzohet për “Shpërdorim detyre”, në pranga dhe vartësit e tij, dy biznesmenët Ibrahim Lami i “Loti SHPK” e Bujar Murati i “Euro alb”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK e akuzon kryetarin e Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, për veprën penale të “Shërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, shkruan newsbomb.al. Gjithashhtu, në pranga janë dhe disa vartës të tij, drejtues të ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë së Lushnjës.

Për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, në pranga janë dhe dy biznesmenët Ibrahim Lami i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati i kompanisë “Euro alb shpk”.

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

  1. Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes
  2. Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”
  4. Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”
  5. Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  6. Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  7. Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

  1. Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  2. Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  4. Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Akuzat e SPAK për të arrestuarit e sotëm, dhe dokumenti i Prokurorisë Speciale

  • Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal;
  • Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal;
  • Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal;
  • Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal;
  • Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
  • Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 06.07.2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.50 datë 05.07.2021. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.227 dt 03.07.2021 dhe nr.229 datë 05.07.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë. Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri ne sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.

1- Lexo edhe: Arrestohet kryebashkiaku i PS Fatos Tushe
2- Lexo edhe: Operacioni i SPAK në Lushnjë, 10 të arrestuar bashkë me Fatos TUSHEN
3- Lexo edhe: KUSH janë 11 të arrestuarit e SPAK, abuzuan me tenderin e kanalit ujitës, me vlerë 24 milionë lekë
4- Lexo edhe: SPAK firmosi arrestimin e Fatos Tushes dhe vartësve të tij

Më shumë

spot_img
spot_img