Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Operacion ANTI-KORRUPSION i SPAK në Lushnjë, arrestohet kryebashkiaku i PS Fatos Tushe; Në Bashki, FNSH-ja dhe drejtues të Lartë Policie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pak minuta më parë në Lushnjë. Mësohet se në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike ndodhen dhe drejtues të lartë të Policisë.

Kjo Ndërmarrje ndodhet në godinën e Bashkisë së Lushnjës, e drejtuar nga socialisti Fatos Tushe.

Nga informacionet që vijnë nga Lushnja, bëhet me dije se Tushe është arrestuar nga Policia bashkë me persona të tjerë. Ky operacion anti-korrupsion koordinohet nga SPAK dhe dyshohet se kemi të bëjmë me disa akuza që lidhen me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës.

Deri tani janë shoqëruar në Polici dhe disa persona të tjerë, punonjës në institucionet në varësi të Bashkisë së Lushnjës. Gjithashtu, pas arrestimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, Policia ka bastisur zyrën e tij, por nuk ka informacione se çfarë dokumentesh janë gjetur konkretisht.

Prej vitit 2011, Bashkia e këtij qyteti drejtohet nga Tushe.

Ndërkohë, dje shefi i Prokurorisë Speciale SPAK Arben Kraja lajmëroi se institucioni që ai drejton ka kryer hetime për tenderat dhe shumë shpejt do të kishte rezultate. E mesa duket këto rezultate tashmë kanë nisur. Vetë SPAK pritet të japë njoftim zyrtar për operacionin.

Më shumë

spot_img
spot_img