Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Yzberisht, skuteri përplaset me taksinë, një i mitur në gjendje të rëndë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Yzberisht, skuteri përplaset me taksinë, një i
Foto nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit, ku janë përplasur një skuter dhe një taksi. Si pasojë, dy të mitur rreth moshës 13-14 vjeç kanë mbetur të plagosur.

Sipas qytetarëve, të rinjtë po udhëtonin me skuter kur u përplasën me taksinë. Në pamjet e publikuara shihet se njëri prej adoleshentëve ka rënë pa ndjenja në mes të rrugës, ndërsa kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë. I mituri tjetër ka qenë i vetëdijshëm, por i tronditur dhe duke qarë pas ngjarjes.

Dëshmitarët tregojnë se njëri prej tyre ka pësuar dëmtime më të rënda, ndërsa tjetri ka marrë plagë më të lehta. Të dy janë dërguar me ambulancë në spital për trajtim mjekësor, raporton JOQ.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese