Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentativë e dështuar për trafikim, Policia e Shteti kap 46 kg Cannabis në Aeroportin ‘Nënë Tereza’

Shkruar nga Newsbomb
Tentativë e dështuar për trafikim, Policia e Shteti kap 46 kg
 

Një operacion i përbashkët mes Administratës Doganore dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, skaneri identifikoi dy valixhe me përmbajtje të dyshimtë. Pas verifikimit fizik në prani të pronarëve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis sativa, e paketuar në 89 njësi.

Personat e përfshirë, së bashku me sasinë e drogës, iu dorëzuan strukturave të Policisë së Shtetit, ku po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Administrata Doganore theksoi se do të intensifikojë kontrollet kufitare dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese