Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit këtë të premte, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë të Lezhës. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në zonë, si edhe temperaturave të larta.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, së bashku me strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet pas përfundimit të verifikimeve.
Video Credits: Shkodra Post
