Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryebashkiaku, zyrtarë dhe biznesmenë, KUSH janë 11 të arrestuarit e SPAK, abuzuan me tenderin e kanalit ujitës, me vlerë 24 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb

11 persona kanë rënë në pranga në Lushnje pasi Prokuroria Speciale SPAK ka firmosur urdhër-arreste për ta.

Forcat Speciale RENEA dhe tre furgonë të FNSH-së kanë zbarkuar sot në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, të shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Aty janë shoqëruar disa persona, biznesmenë, zyrtarë dhe kryebashkiaku Fatos Tushe.

Në pranga ka rënë Gazment Çela, Zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnjë, Xhemal Hasko, drejtori për Bujqësinë në Bashkinë e Lushnjës, Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit Lushnjë, i cili konsiderohet si kreu i grupit i të të arrestuarve, Blerta Turuku sekretare gjykate dhe kryebashkiaku Tusha.

Nga informacionet që vijnë nga Lushnja, bëhet me dije se ky operacion anti-korrupsion koordinohet nga SPAK dhe dyshohet se kemi të bëjmë me disa akuza që lidhen me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës.

Përkatësisht bëhet me dije se ata kanë abuzuar me tenderin e rehabilitimit të kanalit ujitës, me vlerë 24 milion te reja.

10 të arrestuarit e tjerë, veç Fatos Tushes:

Flamur Peqini

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Bektash Nexha

Gazment Çela

Lexo edhe: Operacioni i SPAK në Lushnjë, 10 të arrestuar bashkë me Fatos TUSHEN, RENEA dhe FNSH bastisin shtëpinë dhe zyrën e Kryetarit të Bashkisë (EMRAT)

Lexo edhe: Operacion ANTI-KORRUPSION i SPAK në Lushnjë, arrestohet kryebashkiaku i PS Fatos Tushe; Në Bashki, FNSH-ja dhe drejtues të Lartë Policie

Lexo edhe: Edi Rama distancohet nga Fatos Tushe: Asnjë i akuzuar nga drejtësia, nuk do ketë mbrojtje nga Partia Socialiste!

Xhemal Hasko dhe Flamur Peqini

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.