Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit kundërshtojnë resortin në Zvërnec, Rama pritet të shkojë nesër në Vlorë, Sali Berisha publikon MESAZHET: Hiq dorë!

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit kundërshtojnë resortin në Zvërnec, Rama pritet
Sali Berisha

Vlora vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike për shkak të tensioneve dhe protestave që kanë shpërthyer kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit. Ndërkohë që në këto ditë të “nxehta” protestash, kryeministri Edi Rama Rama pritet të zhvillojë ditën e nesërme një takim në qytetin bregdetar.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili ka bërë të ditur këtë takim të Ramës në qytetin e Vlorës, ku nga Kuvendi i Shqipërisë i ka bërë thirrje kryeministrit që të tërhiqet dhe të heqë dorë nga organizimi i aktivitetit, duke e konsideruar atë një përpjekje për t’iu kundërvënë protestës qytetare që po zhvillohet në Vlorë.

Sakaq mëngjesin e sotëm Berisha publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe të cilat sipas tij dëshmojnë presionin e ushtruar ndaj administratës publike për të siguruar pjesëmarrje në takimin e nesërm. Sipas pretendimeve të tij, punonjësve të administratës u është kërkuar të jenë të pranishëm në Vlorë dhe të marrin pjesë në aktivitetin që do të drejtohet nga kryeministri.

“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë antimitingun më të turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se, në mënyrë absolute, antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen; antimitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të.

A ka akt më të turpshëm se të marrësh nëpunësit këtu dhe të dalësh në antimiting ndaj protestës qytetare? A ka akt më përçarës? Hiqni dorë. Anulojeni. Keni dërguar mesazh te të gjithë punonjësit e Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut, njësoj si Ramiz Alia që donte të shpallte Republikën e Vlorës me vullnetarët e Enverit. Mos e provoni.

Të ndiqen rregullat. Ka një protestë. Dënoj edhe dhunën ndaj tyre. Ndaj edhe është fashiste, staliniste praktika e antimitingjeve. Hiqni dorë. Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terr dhe mungesë totale e transparencës”, tha Berisha.

Ndërkohë që Newsbomb mësoi se pasditen e kësaj të enjte kryeministri Edi Rama do të niset drejt Tivatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese