Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni i SPAK në Lushnjë, 10 të arrestuar bashkë me Fatos TUSHEN, RENEA dhe FNSH bastisin shtëpinë dhe zyrën e Kryetarit të Bashkisë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i SPAK në Lushnjë, 10 të arrestuar bashkë me

Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, është arrestuar sot nga Policia, pasi Prokuroria Speciale SPAK ka firmosur urdhër-arreste për të dhe disa persona të tjerë, të dyshuar të gjithë si funksionarë të Bashkisë, shkruan newsbomb.al.

Forcat Speciale RENEA dhe tre furgonë të FNSH-së kanë zbarkuar sot në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, të shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Aty janë shoqëruar disa persona dhe kryebashkiaku Fatos Tushe pasi kjo Ndërmarrje ndodhet në godinën e Bashkisë.

10 të arrestuarit e tjerë, veç Fatos Tushes:

  1. Flamur Peqini
  2. Xhemal Hasko
  3. Blerta Turuku
  4. Ani Simoni
  5. Andri Mushaj
  6. Margarita Gjermeni
  7. Bujar Murati
  8. Ibrahim Lami
  9. Bektash Nexha
  10. Gazment Çela

Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurorja e SPAK Manjola Kajana.  Veç të arrestuarëve të mësipërme, në kërkim është shpallur dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Lushnjës Fatos Tushe, Rezart Tushe. Në Polici është shoqëruar dhe nëna e tyre, Hurma Tushe.

Nga informacionet që vijnë nga Lushnja, bëhet me dije se ky operacion anti-korrupsion koordinohet nga SPAK dhe dyshohet se kemi të bëjmë me disa akuza që lidhen me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës.

Forcat Speciale kanë bastisur shtëpinë dhe zyrën e kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, por deri tani nuk ka inormacion se çfarë dokumentesh janë gjetur, shkruan newsbomb.al. Gjithashtu, dhe shtëpitë e personave të tjerë të arrestuar janë bastisur nga Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll