Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Refuzoi ta lexonte para banorëve, ZBARDHET letra e Gjestit për Diellzën: O drita ime, ti je vetëm e imja!

Shkruar nga Newsbomb
Refuzoi ta lexonte para banorëve, ZBARDHET letra e Gjestit për
Gjesti

Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e tyre për partnerët e tyre, por edhe për dashuritë e tyre të humbura për të cilët zemra vijon të rrahë ende.

Të gjithë banorët lexuan letrat e tyre, ndërkohë i vetmi që u largua dhe nuk pranoi të lexonte atë çfarë kishte shkruar ishte pikërisht Gjesti. Ditën e djeshme u tha se letra e këngëtarit ishte pikërisht për ish-të dashurën, Diellzën.

E sot, në rrjet ka dalë dhe letra e Gjestit të cilën dje e “lavi me lot”. Përmes rreshtave ai i thotë ish-të dashurës së tij se sa shumë i mungon, duke ngritur dhe një sërë pikëpyetjesh të cilat e “torturojnë”.

Letra e Gjestit:

E dashur ishe D.

Oj drita jem, kallxom natën ku po flen 

O Bebi jem, kallxom n'cilin krah po flen 

O drita jem, Shën Valentini pa tu po m x'en 

O bebi jem, kush po t'bjen lule n'venin tem 

Ti s'mund me kon e tjetër kujt, ti je e jemja 

Ti je my bebim je my shpirtm je my zemër 

Prej meje mund të të ik trupi, e jo nuk të ik menja 

Ti smund me m'harru kurr, hala për mu t'rreh zemra

A mke harru be?

A mke harru bre? 

Sa herë flej e qohna nuk po mund pa tkujtu bre 

Veq ty jom ka t'du 

Veq ty jom ka t'du bre 

Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre 

Ah ata lot e ty 

Ah lot e ty bre

Shum tkan piku gjatë kohës kur sje kon me mu

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese