Hapësire reklamuese

Politikë

Sa ka ndryshuar gjendja e minierave që nga koha kur Spiropali denonconte kushtet e vështira? Përgjigjet ministrja: Më parë minatorët nuk kishin çizme, sot i kanë

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali ne ditet e sotme dhe ne kohen kur protestonte per te drejtat e minatoreve

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në studion e Abc News është pyetur se sa ka ndryshuar gjendja e minierave që nga koha kur Spiropali si pjesë e G99 denonconte kushtet e vështira në të cilat punonin minatorët.

Ajo u shpreh se tashmë kushtet nuk janë të njëjta, pasi janë bërë shumë investime të rëndësishme, madje sot minatorët kanë çizme, ndërsa më parë nuk kishin.

“Unë kam qenë shumë herë në Dibër, Bulqizë. Duhet ta ndani minierën e Bulqizës, ëhet fjalë për kontratë koncesionare. Në atë kohë që ne protestonim kishte vetëm hajdutëri në minierat e Shqipërisë. Në minierën e Bulqizës ka investime të rëndësishme. Në minierën e Bulqizës nuk di të ketë më protesta. Kur kam shkuar unë minatorët nuk kishin çizme. Është bërë investim i rëndësishm, janë përmirësuar kushtet”, tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese