
59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri fatal që përfshiu Club-in e natës “Pulse” në Koçan, Maqedoni e Veriut.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitalin e Shkupit, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.
Autoritete kanë nisur identifikimin e viktimave ku njoftojnë se personi i fundit i identifikuar i vdekur ishte i punësuar në një shkollë fillore në Shtip.
Paraprakisht ishte konfirmuar vdekja e katër personave, mes të cilëve edhe drejtori i Qendrës së Kulturës në Shtip.
Filip Stevanovski ka diplomuar në xhaz dhe është drejtor i Festivalit të Këngës për Fëmijë të Shtipit “Veselo Šturče”.