Hapësire reklamuese

Rajoni

“Nuk po gjejmë motrën”, dëshmia tronditëse e 20-vjeçares së mbijetuar nga zjarri: Filluam të vraponim, duke dalë u rrëzuam dhe na shkeli turma!

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk po gjejmë motrën”, dëshmia tronditëse e
Marija Taseva, 20 vjeçarja e mbijetuar

Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku deri në këto momente janë konfirmuar 59 viktima.

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, ky u dogj edhe diskoteka konfirmoi se viktimat janë të moshës së re nga 14 deri në 24 vjeç.

Një 20-vjeçare e mbijetuar e tragjedisë ka treguar ferrin e përjetuar në momentin që shpërtheu zjarri.

Marija Taseva, dëshmoi para kamerës së MPB-së se në momentin e zjarrit ka pasur turmë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë. Marija ka treguar se në diskotekë ishte bashkë me motrën, e cila ka humbur dhe nuk mundi ta gjentë më pasi doli.

”Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. “Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me fytyrë isha në tokë”, - tha Taseva sipas medias vendase.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese