Hapësire reklamuese

Rajoni

“Shpejt dilni jashtë”, DALIN PAMJET pak para shpërthimit të zjarrit tragjik me 51 viktima, brenda ndodheshin 1500 të rinj

Shkruar nga Newsbomb

“Shpejt dilni jashtë”, DALIN PAMJET pak para shpërthimit

Në rrjet janë publikuar pamje dhe video nga brenda lokalit të natës ku shpërtheu një zjarr i fuqishëm duke lënë 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Një video e kapur pak para momentit të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, në diskotekën “Pulse” në qytetin e Koçan tregon momentin kur flakët sapo kanë nisur.

Një pjesëtar i grupit “DNK” që po përformonin, dëgjohet teksa u bënë thirrje të pranishmëve të largoheshin menjëherë: “Dilni jashtë, do të kthehemi”.

Pak çaste më vonë zjarri shpërtheu papritmas, duke krijuar një vijë të ndezur mbi prozhektorët, ndërsa paniku u përhap me shpejtësi.

Zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance, ndërsa autoritet kanë shoqëruar disa persona të cilët organizuan festën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese