Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO/ Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ministri i Brendshëm: 51 viktima e mbi 100 të plagosur! Nga çfarë u shkaktua zjarri

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ministri i Brendshëm: 51
Pamje nga zjarri

Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët mëngjesit të sotëm në Koçan, Maqedoni e Veriut.

Ai njoftoi gjithashtu se janë mbi 100 persona të lënduar kryesisht të rinj të cilët ndodheshin brenda ambientit të lokalit të natës në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me rreth 1500 persona.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese