
Rëndohet bilanci nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku një Club nate u përfshi nga flakët. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 59 ndërsa të lënduar mësohet se janë 155 persona.
Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç ndërsa kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, kur zjarri përfshiu diskotekën Pulse pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar disa persona dë dyshohet të jenë përgjegjës për këtë tragjedi në Maqedoninë e Veriut.
Një tjetër detaj që u zbulua më herët ishte se Club-it Pulse i mbaronte licenca më datë 24 Mars 2025.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se mes viktimave është edhe një polic.
Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.