Mbledhja e Komisionit të Sigurisë për grabitjen në aeroportin e Rinasit është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Deputeti i LSI, Luan Rama ka kërkuar që në komision të paraqitet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të përgjigjet për grabitjen e ndodhur në aeroport, por kjo kërkesë ka sjellë reagimin e deputetëve të PS.
Paulin Sterkaj ka kërkuar që çështja të mos kthehet në politike, port ë t’i lihet në dorë organeve kompetente që po merren me hetimin e saj.
Megjithatë, përfaqësuesit e LSI dhe PD kanë këmbëngulur për përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit dhe rrezikun që paraqet niveli i ulët i sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
