Hapësire reklamuese

Politikë

ZYRTARE/ Blendi Klosi udhëheq qarkun e Dibrës, vendi i sigurt në Berat i besohet ish-kryebashkiakut (EMRAT E KANDIDATËVE)

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Blendi Klosi udhëheq qarkun e Dibrës, vendi i sigurt në
Ervin Demo

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama pas përfundimit të kësaj mbledhje u largua nga selia rozë ndërkohë që drejtuesit e qarqeve po bëjnë me dije emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.

I pari ishte Blendi Klosi, drejtuesi i qarkut të Dibrës, ai i cili bëri me dije se në këtë qark do të jenë 7 kandidatë.

ERMAT E KANDIDATËVE:

Lista e mbyllur

Blendi Klosi

Alma Selami

Lista e hapur

Murat Dani

Danjel Gjura

Valentina Haliti

Agron Malaj

Dritan Selishta

Ndërkohë, që emrat e Beratit i bëri publike ish-kryebashkiaku Ervin Demo, i cili vetëm ditën e djeshme dha dorëheqjen për tu bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Demo tha se ai do të jetë në listat e mbyllura, së bashku me Enriketa Jahon.

Në listën e hapur

-Matea Rexhepi

-Hatixhe Ekonomi

-Julian Zylaj

-Ardian Islami

-Erdis Hyka

-Fadi Nasufi

-Hysen Buzali

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese