Kryeministri Edi Rama po mban takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës ku u shpreh se ditët e fundit ka marrë kërcënime nga të ashtuquajturit VorioEpir.
“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, më krijojnë vetëm keqardhje. Vorio Epir është një term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah.”
Sondazh
Poll