Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"12 vite më parë Marin Memës iu ndalu hyrja në Greqi", Rama në Selanik: Do dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit absurd

Shkruar nga Newsbomb
"12 vite më parë Marin Memës iu ndalu hyrja në
Kryeministri Edi Rama në Selanik

Kryeministri Edi Rama po mban takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës ku në nisje të fjalës së tij, kryeministri lajmëroi se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t'u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi. 

Kreu i qeverisë ka shprehur keqardhje për gazetarët shqiptarë në lidhje me skandalin e djeshëm, ku autoritetet greke i bllokuan për disa orë duke mos i lejuar të kalonin në doganën e Kapshticës.

“Iu kërkoj falje gazetarëve të cilët u bllokuan për disa orë dje në kufi në doganën e Kapshticës, por falenderoj ministrin e jashtëm grek, mikun tim i cili bëri të mundur ç’bllokimin e situatës. Çfarë i ndodhi gazetarëve shqiptarë, kurrë nuk i ka ndodhur dhe as do i ndodhë gazetarëve grekë në Shqipëri.”

Rama u shpreh se ka një kërkesë të cilën do e dorëzojë Ministrit të jashtëm grek për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi

“Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve. Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, antidemokrate.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese