Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Socialistët në ekstazë, i riu numërues shkrin gazit Erion Braçen, deputeti nxjerr telefonin dhe e filmon (Ç'NDODHI NË NJËSINË 5)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Socialistët në ekstazë, i riu numërues shkrin gazit
Numëruesi i votave dhe Erion Braçe

Prej tre ditësh vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 Majit ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet humoristike në qendrat e numërimit të votave.

Një prej numëruesve në Njësinë Nr.5 në Tiranë ka shkaktuar të qeshura në sallë teksa po numëronte votat preferenciale.

Një video është bërë virale në rrjet pasi numëruesi bërtet me zë të lartë teksa numëron votat dhe në veçanti për Erion Braçen.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura edhe për vetë Braçen i cili në një moment nxjerr telefonin dhe filmon të riun që thërret emrin e tij me zë të lartë.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, Partia Socialiste kryeson fuqishëm me 729,755 vota ndërsa Partia Demokratike 479,784 vota.

Kryesocialisti Edi Rama do të qeverisë Shqipërinë për katër vitet e ardhshme pasi ka siguruar 83 mandate ndërsa Partia Demokratike 50 mandate.

Numëruesi i votave dhe Erion Braçe

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese