Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e përshkroi të enjten si një ditë të errët për demokracinë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me Ervin Salianjin. Au bën apel demokratëve të bashkohen për të ndalur "revanshin e neodikatures".
"Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokraet dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhberjen, ndalimin, asgjesimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem , ti shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!" shkruan Gjekmarkaj.
Postimi i Gjekmarkajt:
Pranga në duart e Opozites!
Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.
Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.
Demokraet dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhberjen, ndalimin, asgjesimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem , ti shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!
