Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë këtë të diel në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Së bashku me Bujar Osmanin, ai nderoi Nanon dhe i dha lamtumirën e fundit një miku dhe një politikani i cili ashtu si dhe vetë Ahmeti e thotë e deshi kombin dhe punoi për të mirë ne tij.
“E kam njohur si mik, si shok, si bashkëbisedues të urtë dhe si burrë shteti që e dinte peshën e fjalës dhe të përgjegjësisë”, shkruan Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit mikut tim, Fatos Nanos.
Një njeri me mendje të ndritur e zemër të madhe, që e deshi kombin dhe punoi për të mirën e tij.
E kam njohur si mik, si shok, si bashkëbisedues të urtë dhe si burrë shteti që e dinte peshën e fjalës dhe të përgjegjësisë.
U prehtë në paqe! Kujtimi për Fatosin do të mbetet i gjallë ndër ne.

