Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas lajmit të bujshëm që aktorja e madhe, Margarita Xhepa u nda nga jeta në krevatin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar.
Peleshi ka zgjedhur që në këtë ditë të trishtë për të gjithë shqiptarët të postojë një video ku ikona e kinematografisë shihet teksa interpreton plot pasion një nga veprat e të madhit Dritëro Agolli, Poçarin.
Krah kësaj video, ish-ministri shkruan se përgjatë gjithë këtyre viteve Margarita na mësoi se arti është më shumë se një skenë, është jetë, pasion dhe përjetësi.
“Sot ndahemi fizikisht nga Margarita Xhepa, por arti dhe shpirti i saj do të mbeten të pavdekshëm. Me interpretimet e saj të paharrueshme, ajo na mësoi se arti është më shumë se një skenë - është jetë, pasion dhe përjetësi. Sot largohet fizikisht nga ne, por vepra e saj do të mbetet përgjithmonë pjesë e identitetit tonë kulturor. U prehtë në paqe, zonja fisnike e artit shqiptar”, shkruan ai.

