Hapësire reklamuese

Politikë

Tom Doshi fut djalin e tij në politikë, James Doshi nis fushatën në Shkodër: Më duhet mbështetja juaj

Shkruar nga Newsbomb
Tom Doshi fut djalin e tij në politikë, James Doshi nis fushatën
James Doshi

James Doshi, djali 25-vjeçar i kreut të Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, është futur në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. I riu po angazhohet aktivisht në takime me qytetarët, duke vendosur theksin te rëndësia e mbështetjes për të rinjtë në politikë.

"Mbështetja juaj na duhet, që fokusi ynë të jetë rinia," u shpreh James Doshi gjatë një takimi me qytetarët.

Ndërkohë, babai i tij, Tom Doshi, ka hapur zyrën elektorale në Shkodër dhe ka nisur zyrtarisht fushatën për një mandat të ri si deputet. Ai shprehet i bindur se PSD do të jetë një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve, duke synuar të dyfishojë numrin e deputetëve që ka aktualisht në parlament.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese