Hapësire reklamuese

Politikë

Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet me nderime të larta nga presidenti Macron, diskutimet për të ardhmen e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet
Macron dhe Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit në Pallati Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Takimi mes dy liderëve u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës, me theks të veçantë te procesi i integrimit europian të vendit dhe zgjerimi i investimeve franceze në Shqipëri.

Në qendër të bisedimeve ishte edhe avancimi i projekteve konkrete të bashkëpunimit, mes të cilave spikat iniciativa për ngritjen e liceut francez në Korçë, një projekt që synon të thellojë lidhjet kulturore dhe arsimore mes dy vendeve.

Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet
Rama dhe Macron

Lidhur me këtë takim reagoi edhe vetë Macron. Përmes një postimi në rrjetin "X" ai shkroi:"Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane."

Vizita e Ramës në Paris vjen në vijim të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-franceze gjatë viteve të fundit. Gjatë vizitës së presidentit Macron në Tiranë vitin e kaluar, dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fusha strategjike, përfshirë energjinë, turizmin e qëndrueshëm dhe inovacionin.

Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet
Macron dhe Edi Rama

Ndër projektet më të rëndësishme të dakordësuara asokohe ishte edhe memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e një projekti gjithëpërfshirës të turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe Plani i Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Macron rikonfirmoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar si të arritshëm objektivin për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Europian deri në vitin 2027. Presidenti francez theksoi se Franca do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e kësaj agjende, me synimin që procesi të ecë sipas afateve të përcaktuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese