Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi se protesta e së shtunës në Tiranë ishte organizuar prej tij dhe se në bulevard morën pjesë 500 mijë qytetarë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se në protestë kanë qenë të pranishëm militantë, deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, kanë marrë pjesë edhe në protestat e mëparshme të organizuara nga Berisha. Braçe akuzoi kreun demokrat se synon të marrë nën kontroll protestën dhe ta radikalizojë atë, duke shtuar se njerëzit e afërt me të po presin një sinjal për t’u rikthyer te skenarët e dhunshëm të së kaluarës.
“Në emër të protestës po flasin shumë politikanë që dikur e etiketonin dhe e kundërshtonin atë. Sot ata që kanë qenë pjesë e sistemit po përpiqen të shfaqen si antisistem”, deklaroi Braçe.
Ai vuri në pikëpyetje edhe shifrën prej 500 mijë pjesëmarrësish të përmendur nga Berisha, duke theksuar se një llogari e thjeshtë e sipërfaqes së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e bën të pamundur një numër të tillë protestuesish.
Sipas Braçes, pretendimet e Berishës nuk qëndrojnë as në aspektin politik dhe as në atë matematikor, ndërsa e akuzoi ish-kryeministrin se po përpiqet të përvetësojë një protestë që sipas tij nuk i përket.
Postimi i plotë:
NE EMER TE PROTESTES PO FLASIN SHUME POLITIKANE;
TANI, KUR ISHTE THJESHTE PROTESTE NUK ISHIN,
NUK FLISNIN, MADJE ISHIN DHE KUNDER-E ETIKETUAN!
JANE KRYETARE PARTISH QE KANE HYRE NJE HERE,
DY HERE, DISA HERE NE ZGJEDHJE DHE KANE DESHRUAR;
Sot keta-njerezit e SISTEMIT, jane ANTISISTEM!
Sot nder ta, per te folur e kish rradhen Sali Berisha;
Ai tha se protesten e te shtunes e kish bere ai; aty nuk ishte diaspora kuq e zi-sic u prezantuan, por diaspora blu.
Shikoni, ai deri diku ka te drejte. Ai ka ne proteste partine e tij, as sa ka mobilizuar-ka aty deputetet e tij qe bejne si te hutuar, si te ndrojtur, modeste, te pazeshem; ka aty zyrtare te partise, pergjegjes per anetare te partise sjelle nga ghithe Shqiperia.
Sali Berisha e ka nje qellim qe flet per protesten, do ta marre ate, kontrollin e saj dhe ta ekstremizoje; per te dhuna e zgjidh, asgje tjeter; e ka gelltitur-aq sa degjohet, ate thirrjen “Berisha n’burg”, ne funksion te qellimit te tij; nderkohe qe thirrja kunder tij po shuhet-e ka vene nen kontroll ate, njerezit e tij po presin urdherin per ti dhene dhunes se deri pak kohe me pare, njerezit e kesaj proteste.
DO JA DALE? PO PUNON VETEM PER KETE!
Nderkohe pastaj kur flet per numrat, eshte ne aritmetiken e tij; si tha, sa tha, 500 mije?!
Shikoni, Bulevardi ne fakt te jep gjithe mundesine te besh llogari-gjatesi bulevardi, here gjeresine e tij, dalin metrat katrore; po ti besh llogarite me 500 mijeshen e Berishes, i bie te kene qene 25-27 NJERE NE NJE METER KATRORE!
Bejeni njehere prove te rrini!
