Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tedi Blushi ngjitet mbi autobotin e Policisë, e pengon të hedhë ujë drejt protestuesve

Shkruar nga Newsbomb
Tedi Blushi ngjitet mbi autobotin e Policisë, e pengon të hedhë
Tedi Blushi mbi autobotin e Policise

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është ngjitur mbi autobotin e Policisë së Shtetit, për të mos e lejuar këtë të fundit të hedhë ujë drejt protestuesve opozitarë që janë në aktin e radhës të mosbindjes civile.

Siç shihet dhe nga këto pamje që sjell newsbomb.al, Tedi Blushi dhe më pas Luan Baçi ngjiten mbi pjesën e kofanos së autobotit, duke mos lejuar efektivët të lëshojnë ujë drejt qytetarëve.

Megjithatë, kjo situatë ka zgjatur vetëm disa momente pasi Sekretari i PL dhe deputetët janë larguar nga autoboti. Më pas, drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës që të largoheshin nga perimetri i mjetit të Policisë, derisa më pas u hodh ujë.

Funksionarët e Partisë së Lirisë dhe një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike që shikoni në këto pamje janë pozicionuar në zonën e Sheshit Wilson.

"Të nderuar qytetarë, ju lutem lironi rrugën", është një nga thirrjet kryesore me megafon që drejtuesit e Policisë së Shtetit u kanë drejtuar protestuesve.

Qytetarëve u kërkohet të lirojnë rrugët sepse përbën vepër penale, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk ka dhënë leje për protesta. Megjithatë, demokratët janë derdhur nëpër rrugët e kryeqytetit dhe sheshin përpara Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese