Politikanët shqiptarë kanë reaguar në lidhje me sulmin ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Ata kanë shprehur solidaritet me Trump, teksa i kanë uruar shërim të shpejtë dhe kanë dënuar dhunën politike.
Reagimi Edi Ramës
Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës
Reagimi Ilir Meta
Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.
U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!
Reagimi Bajram Begajt
I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci.
Reagimi Belind Këlliçit
Plagoset live gjatë një tubimi në Pennsylvania Presidenti Trump. Këto pamje absurde janë absolutisht të papranueshme për asnjë shtet të botës, e jo më për SHBA… Shërim të shpejtë e shëndet të plotë uroj nga zemra për Presidentin Trump
Atentatorët duhet të marin dënimin më shëmbullor të mundshëm, pasi është prekur jo vetëm Trump, por Institucioni i Presidentit të SHBA!
Reagimi Sali Berishës:
Atentat kundër Presidentit Donald Trump. Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Predidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpjetë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në këtë akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor.
Reagimi Lulzim Bashës
Tronditëse lajmet nga Pensilvania. I uroj me gjithë zemër shërim të shpejtë Presidentit Trump. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reagimi Lindita Nikollës
Tentativa për vrasjen e ish Presidentit dhe kandidatit Donald Trump, e papranueshme! Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme në shoqëritë tona, në qytetërimin e sotëm!
