Hapësire reklamuese

Politikë

Të “ethshmit” e listave për deputet mbajnë frymën: Berisha vendos në orën 16.00, Rama shton ankthin për në 19.00 (KUSH DISKUTOHET)

Shkruar nga Newsbomb
Të “ethshmit” e listave për deputet mbajnë
Edi Rama dhe Sali Berisha

Strukturat e PD dhe PS do të mblidhen sot përfundimisht për të vendosur listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit 2025.

E ndërsa në tryezën e Ramës dhe të Berishës ka diskutime të momenteve të fundit se kush do të jenë emrat e sigurt në listë dhe ata që do të mbledhin vota në listë të hapur, gjithçka mbetet ende enigmë.

PD do të mbledhë kryesinë në orën 16.00 për të vendosur për emrat që do të propozojë në KQZ; ndërkohë që PS do të presë deri në orën 19.00 kohë kur Rama ka vendosur të thërrasë kryesinë e partisë.

Një orientim të qartë për emrat e kanë të dy palët, por mbeten për tu skeduluar ndryshime dhe lobime të orëve të fundit.

Te PS siç Rama e tha në listë të sigurt do të jenë krerët e qarqeve dhe më të rinjtë që kanë nevojë për mbështetje.

Ministrat Ervin Hoxhaj dhe Igli Hasani janë projektuar në listën e sigurt të Tiranës; ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu do të jetë i sigurt në Vlorë; Bora Muzhaqi është përfshirë në listën e Elbasanit.

Lezha ka një surprizë ku djaloshi Ermal Pacaj, që nga bashkia e qytetit mori detyrën e drejtorit të shërbimit të provës do të jetë i sigurt në Listën e Lezhës.

Në Fier drejtori i AKUM Klevis Jahaj dhe zv.ministri Ceno Klosi do të jenë në listën e sigurt të qarkut të Fierit.

Siç tanimë dihet, janë edhe ish kryetarët e bashkive që kanë dhënë dorëheqjen e do të garojnë në listat e zgjedhjeve për deputetë.

Shumë prej atyre që janë përfshirë në lista të hapura apo të mbyllura, u është kërkuar nga stafet që të shkojnë të plotësojnë edhe formularët e dekriminalizimit. Për të gjitha forcat politike, janë mbi 180 kandidatë që do të përfshihen në lista (secila prej partive) dhe të gjithë këta nuk duhet të kenë “cene” në biografinë e jetës së tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese