Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Skandali tek Onkologjiku, Koçiu e revoltuar: Mjeku s'mund të trajtojë jetën e njerëzve si mall në tregun e shumicës

Shkruar nga Newsbomb
Skandali tek Onkologjiku, Koçiu e revoltuar: Mjeku s'mund të
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka folur sërish në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut, të publikuar ditën e djeshme në media. 

Disa mjekë dhe punonjës të stafit të Shërbimit Onkologjik në QSUNT, përdornin skema mashtrimi për të dërguar pacientët me kancer që të vazhdonin kurimin në klinikat private të tyre duke përfituar shuma të mëdha monetare në këmbim të shpresës për jetën.

Në një prononcim për media të dhënë ditën e sotme, Koçiu shprehet se ministria ka nisur një hetim të brendshëm krahas atij të prokurorisë, ndërsa kërkon që kjo e fundit të zbardhë rrethanat e plota të kësaj ngjarje të turpshme të ndodhur në institucionet publike të Shëndetësisë dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë të tij.

Sipas ministres, procedimi dhe hetimi administrativ që pritet të nisë është në bashkëpunim me strukturat e brendshme të auditit dhe të korrupsionit. Ai do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte mbi çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim.

Gjithashtu, Koçiu shton se është e papranueshme dhe e patolerueshme që bluzat e bardha të trajtojnë jetën e njerëzve si një mall në tregun e shumicës.

Situata e djeshme në spitalin Onkologjik solli trazim. Dua ta theksoj dhe një herë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime te tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut dhe inferimierit.

Ne kemi nisur një hetim, krahas atij që ka nisur Prokuroria të cilën e inkurajoj t’i shkojë deri në fund dhe të dënojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut.

Procedimi dhe hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditit dhe të korrupsionit do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim. Është e papranueshme dhe e patolerushme që mjeku të trajtojë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës”,- u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Gjithashtu, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, reagoi për këtë ngjarje duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe se çdo mjek i përfshirë do të marrë përgjigjen e merituar në përballje me ligjin, ndërsa shtoi se puna e bluzave të bardha nuk mund të njolloset nga disa elementë jo të duhur.

Manja theksoi se hetimi administrativ lidhur me spitalin “Nënë Tereza”, me fokus tek ‘Onkologjiku’, kanë nisur që në muajin janar të vitit 2023, ku një punonjëse është dërguar për ndjekje penale, ndërsa evidenton se ato ende vijojnë.

“Ata që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha të mjekësisë shqiptare që për çdo ditë i shërbejnë qytetarëve nga veriu në jug. Ne do të ndërmarrin të gjitha at masa që tha kolegia e Shëndetësisë, por më lejoni të them që edhe në nivelin administrativ ka pasur një hetim të filluar për spitalin Onkologjik.

Në janar të vitit 2023 është ndërmarrë një hetim administrativ dhe është ndëshkuar një punonjëse dhe është dërguar për ndjekje penale, ndërkohë në periudhën janar – korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ për spitalin “Nënë Tereza”, me fokus Onkologjikun”,- është shprehur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese