Hapësire reklamuese

Politikë

SKANDALI me tenderat, Rama me lavde për AKSHI-n: Janë krenari për ne, jo për të ulur kokën! Na ka kursyer miliona euro falë digjitalizimit

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI me tenderat, Rama me lavde për AKSHI-n: Janë krenari për
Ilustrim:Edi Rama-Mirlinda Karçanaj-Ergys Agasi-Ermal Beqiri-logo AKSHI

Gjatë konferëncës me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka marrë një pyetje  nga një prej gazetareve të pranishëm ku u pyet në lidhje me hetimet e zyrtarëve të lartë te AKSHI, dhe faktin që për këtë arsye opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme ose dorëhqje, gazetarja pyeti se cila nga këto të fundit do të ndodh në 2026-ën.

Ndërkohë që Rama fillimisht “e pyeti” nëse është pyetje që e bën opozita apo gazetarja në fjalë për interesin e publikut.

Më tej ai u shpreh se ajo ka ndodhur gjatë këtij  viti me Shqipërinë e bën atë vitin më të sukseshmëm të saj, ai përmendi hapjen e negociatave dhe faktin që kemi përparuar shumë duke thënë  se komisioni Evropian nuk do të vinte e nuk do të fliste mirë për një vend “të korruptuar”. “Si mendoni ju komisioni evropian e fal një vend që do të ishte ky që thonë tenxheret? Kurrë”

Ai e ka konsideruar AKSHI-n një institucion krenarie dhe jo pë tu patur turp. “Ne morëm 83 mandatëe ne qershor, çështë kjo dorëheqje? për çfarë? për cilën? për AKSHIn? AKSHI është një një institucion krenarie për ne. Që të jemi shumë të qartë bashkë, jo për të ulur kokën por për të qënë krenar, se kemi qënë këtu ne, keni qënë  edhe ju kur duhet të shkonit të mbanit rradha për çdo llojë letre edhe për një certifikatë familjare, edhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu “ u shpreh ai teksa më tej listoi të gjitha “përfitimet” që i kanë ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve falë AKSHI-t.

“620 milion euro ka kuyrsyer akshi për shqiptarët falë digjitalizimit. Është stundim ndërkombvëtar nuk e them unë, 7600 vite pritje në rradhë, janë ka kursyer AKSHI,  janë 33 milion euro kursime për shqiptarët jashtë vendit , 75 milion fletë letre të kusyera. Falë atij AKSHI-t 3,4 milion shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e albania.Vetëm në 2025 janë 17 milionë shërbime të ofruara” u shpreh kryeministri duke thënë me ironi: “por dihet e keqja harroet, e mira ska fund” referuar kohës para se të fillonte përdorimi i e-albaia kur dokumentet merreshin fizikisht.

“Kështu që çfarë duhet të them unë, jemi vendi,  se një nga arsyet pse po ecim aq shpejtë me Bashkimin Europian eshtë AKSHI,  sepse kemi ndërtuar me Diellën një sistem që bën një një kohë shumë të shkurtër atyë që Kroacia e bëri për 7 vjet edhe  shkëlqeu.” theksoi ai.

Më tej ai liston edhe ndikime të tjera të AKSHI-t duke nisur nga ekonomia e deri te arritjet e insitucionit në gara mes vendesh europiane e botërore.

“Kështu që rrini prisni shumë shpejt besoj janar shkurt do të dalim me e Albanian 2.0 falë AKSHI-t dhe do të ketë shumë gjera të reja për shqiptarët”, premtoi ai.

“Jo janar, jo shkurt, por në 2029 do llafosemi bashkë, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë ka thënë Loro Boriçi” përfundoi kryeministri.

Kujtojmë se hetimi për AKSHI-n ngre dyshime serioze se struktura e AKSHI-t dhe procedurat e saj të prokurimit janë përdorur nga një grup kriminal për të përfituar fonde publike, duke përdorur metoda që përfshijnë presionin dhe dhunën ndaj rivalëve. Krahas dyshimeve për abuzim financiar, çështja ngre shqetësime edhe mbi rrezikimin e sigurisë kombëtare, për shkak të natyrës së sistemeve dhe të dhënave që administron kjo agjenci.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese