Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Berisha drejton gishtin nga Serbia: Skenari tipik i Rusisë së vogël

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Berisha drejton gishtin
Pamje nga kanali Iber-Lepence

Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka dënuar ashpër sulim e kryer në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Berisha thotë se ky sulm ka si qëllim destabilizmin e rajonit dhe jetës politike në Kosovë.

Teksa e cilëson serbinë si një “Rusi e Vogël”, lideri demokrat i bën thirrje autoriteteve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare për të vendosur përpara përgjegjësisë autorët e këtij akti të dhunshëm kriminal.

Sali Berisha: Vjen pas shpalljes nga Presidentja e Kosovës e datës së zgjedhjeve dhe shprehja e vullnetit të Listës Serbe për të marrë pjesën ë këto zgjedhje.

Kanë synim madhor destabilizmin e atij rajoni. Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, destabilizimin e Kosovës, Një skenar i tillë është skenar tipik i Rusisë së vogël.

Përgjegjësit të vendosin sa më shpejt para ligjit. Të hiqern të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës. Kosova është pjesë e NATO dhe askush nuk duhet të luajë me këtë vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese