Ervin Salianji ka reaguar nga burgu për protestën që pritet të zhvillohet pasditen e sotme nga opozita në kryeqytet.
Ai ka shkruar një letër në burg dhe i drejtohet qytetarëve duke thënë se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë.
Ndër të tjera ai shkruan se se të gjithë duhet të reagojnë sot për pagat e ulta, fjalën e cunguar dhe për një Shqipëri më të mirë.
Reagimi:
Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!
E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.
Miq,
Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.
Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.
Populli shkund çdo tirani!
#Protesto#7Tetorora18:00