Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike ka, Sali Berisha ia ka vendosur fajin bandave për humbjen e tij në zgjedhjet e 11 Majit.
Duke ritheksuar edhe njëherë të gjitha shkeljet dhe mënyrat e përdorura nga socialistët për blerjen e votave, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që më datën 16 maj në orën 17:00 t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike e cila do të zhvillohet në Bulevardin Zogu i Parë.
“Ju besoj se po i ndiqni numërimin e votave të diasporës se si ato janë të gjitha me shenja më të sigurta të fallsifitetit dhe manipulimit.
Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar ndaj opozitës.
Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi, libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze elektorale Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj. Protesta do të jetë paqësore ne garantojmë se nuk do ketë probleme”, tha Berisha.
Vlen të theksohet se kjo protestë e Berishës është njoftuar për t’u mbajtur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti Europian. Shqipëria do të presë më 15 dhe 16 maj Komunitetin Politik Europian, samit i cili organizohet për herë të parë në vendin tonë me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga krimi bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullneti ne qytetarëve të Vorës në të cilat zgjedhjet kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora, ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.
Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë pru kaq shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar sa në këtë Parlament. Nga veriu në jug nga lindja në perëndim. Unë mund t’ju them ju se në rrethin e Durrësit bandat punonin për deputetë të veçantë, e jo më pak se në Elbasan kjo skenë, po kështu në Fier, Mallakastër, pra këto ishin zgjedhjet që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës serial killer trafikantë dhunues përdhunues.
Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro i dërguar në mes të fushatë elektorale dha amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga 2015 deri në 2025 është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që iu dhanë licencat për tu mbjellë.
Punësimi, punë për votë u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë dy drejtuesit më të lartë të shërbimit informativ kombëtar. Zëvendës të drejtores u morën javë të para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral ky krim është po kaq monstruoz në diasporë.
Ju e morët vesh besoj. Se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%. Pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Nëse nga Greqia ardhja me post të zakonshëm çdo ditë para se famëziu krimineli Balla të shkonte në Greqi ishte 1500-1300 zarfa. Pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi çdo ditë kanë ardhur 6 mijë zarfa të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po i ndiqni numërimin e votave të diasporës se si ato janë të gjitha me shenja më të sigurta të falsifitetit dhe manipulimit.
Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar ndaj opozitës. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi, libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze elektorale Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj. Protesta do të jetë paqësore ne garantojmë se nuk do ketë probleme.
