Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha poston foton me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë: Fitorja e tij e rëndësishme për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha poston foton me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë:
Sali Berisha duke takuar Friedrich Menz ne Gjermani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve në Gjermani ku partia konservatore CDU/CSU ka arritur të fitojë besimin e gjermanëve.

Teksa ka publikuar një foto me kancelarin e ardhshëm, Friedrich Menz, Berisha e uron këtë të fundit për këtë fitore të rëndësishme jo vetëm për Gjermaninë e Europën, por sipas ish-kryeministrit edhe për Shqipërinë dhe vetë Partinë Demokratike.

“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij”, shkruan Berishan ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese